Zhvillimet e fundit, zv/kryeministri e ndërpret vizitën zyrtare në Turqi

LAJME

Është ndërprerë vizita zyrtare në Turqi e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Tahirit, për shkak të zhvillimeve të fundit në vend.


Këtë e bëri të ditur Tahiri përmes një postimi ku edhe e njoftoi ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, se është lajm i rëndë që Thaçit e Veselit iu ka konfirmuar aktakuza.

Postimi i plotë:

Ndonëse kisha në agjendë vizitë më të gjatë, në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, e njoftova se nuk mund të vazhdoja vizitën zyrtare në Turqi, pasi që situata në vend është serioze me zhvillimet në fundit në Kosovë. Mikun e Kosovës, Ministrin Çavuşoğlu, e falenderova për mirëkuptimin e tij të plotë, si dhe për mbështetjen që Turqia dhe ai personalisht, i kanë ofruar dhe po i ofrojnë Kosovës.

Ministrin po ashtu e njoftova se për ne është lajm i rëndë që Presidentit Thaçi, Kryetarit Veseli, në kohë lirie dhe pavarësie, po ju imponohet një betejë e re, kësaj radhe ligjore, për të cilen jemi të bindur se do ta fitojnë.