Zhvillimet e fundit me Specialen, PDK nuk merr pjesë për një javë në agjendën e Kuvendit të Kosovës

LAJME

Pas zhvillimeve të fundit me Gjykatën Speciale dhe arrestimit të ish-krerëve të UÇK’së, njëherit liderëve politikë të pasluftës, Partia Demokratike e Kosovës, ka vendosur që ta shtyej për një javë agjenden e Kuvendit të Kosovës.


Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri përmes një konference të thirrur për media.

 

“Që nga e hëna, janë të paraqitur si të akuzuar për krime lufte drejtuesit tonë për liri dhe pavarësi, ndër ta edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK’së si dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës Socialdemokrate si dhe ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, si dhe sot shefi i grupit më të madh opozitar aktualisht brenda këtij Kuvendi, Rexhep Selimi.”, ka thënë Tahiri.

Ai konfirmoi se PDK nuk do të marrë pjesë në agjendën e Kuvendit të Kosovës për një javë, e sipas tij një veprim i tillë po ndërmerret pasi në këtë kohë duhet reflektim dhe unitet.

“Ne si Parti Demokratike e Kosovës, nuk do të marrim pjesë në agjendën e Kuvendit të Kosovës,   ky është sensibilizim sepse ne na duhet reflektim dhe unitet, përballë këtyre zhvillimeve të jashtëzakonshme.”, ka thënë ai tutje, raporton Gazeta Metro.

Kujtojmë se ish-shefi partiak i Tahiri, Kadri Veseli dje u paraqit për herë të parë para Dhomave të Specializuara, institucion ky që pretendon se ai ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Për të njëjtat vepra, dy ditë më parë Tribunali i akuzoi edhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Teksa sot, për herë të parë para Gjykatës Speciale del Rexhep Selimi, në një seancë e cila pritet të fillojë në orën 11:00./