Zemaj thotë masat po respektohen: Paralajmëron se do të mbyllen edhe disa komuna

LAJME

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se masat e reja në hyrjet dhe daljet e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Gjilanit, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime, po respektohen, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se të gjitha masat e reja po respektohen në shtatë qytetet që kanë hyrë në karantinë.

Zemaj gjithashtu ka falënderuar Policinë e Kosovës për përkushtimin e madh.

“Në zbatimin e rreptë të masave janë edhe Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale dhe shtabet komunale për zbatimin e Ligjit anti COVID-19, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19”, ka shkruar ai.

Tutje ministri ka thënë se bashkë me IKSHPK’në po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike, bazuar në hartën e rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë, nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja në komunat të tjera, edhe ato do të mbyllen.

Më poshtë postimi i plotë i tij

Masat e reja për të ndaluar të gjitha hyrjet dhe daljet në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Gjilan, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime, po respektohen.
Falënderoj Policinë e Kosovës për përkushtimin e madh.
Në zbatimin e rreptë të masave janë edhe Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale dhe shtabet komunale për zbatimin e Ligjit anti COVID-19, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19.
Bashkë me IKSHPK-në po përcjellim me vëmendje situatën epidemiologjike, bazuar në hartën e rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë, nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja në komunat të tjera, edhe ato do të mbyllen.
Ju lus të keni kujdes, rreziku nga virusi ekziston dhe për shkak të mos përmbushjes së rekomandimeve.
Bashkë ia dalim.