Zemaj takohet me Osmanin, diskutojnë për pandeminë

LAJME

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, është takuar ministrin e Shëndetësisë, Aremend Zemaj, shkruan Gazeta Metro.


Zemaj derisa ka njoftuar për takimin me Osmanin, tregon se diskutuan për gjendjen e pandemisë COVID-19 , sfidat dhe përkushtimin institucional për luftimin e virusit COVID-19.

 

Zemaj ka theksuar se vendimet për pandeminë do të jenë në përputhje me situatën, e luftimin e virusit.

 

“Në takim me znj. Vjosa Osmanin, U.D. e Presidentes, ishte rast të diskutojmë për gjendjen e pandemisë në vendin tonë, sfidat dhe përkushtimin institucional për luftimin e virusit Covid 19. Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit. Ndërkaq U.d. Presidentja znj. Osmani ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19. Vendimet tona do të jenë në përputhje me situatën, luftimin e virusit dhe ngushtimin maksimal të hapësirës për virusin!”, ka shkruar Zemaj./