Walker pas konfirmimit të aktakuzave nga Specialja: Shqetësohem për Kosovën, duhet qeveri me legjitimitet të plotë

LAJME

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker kërkon Qeveri me legjitimitet të plotë në Kosovë pas konfirmimit të aktakuzës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.


“E di që tashmë janë përfunduar disa procedura. Vjosa Osmani do të jetë presidente përkohësisht. Megjithatë, duhet një Qeveri me legjitimitet të plotë”, ka thënë Walker.

Ai u shpreh se ngjarjet e sotme i ka parë me shqetësim të madh.

“Shqetësohem për Kosovën”, ka thënë Walker.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi mbrëmë u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Për në të njëjtin destianacion, me një avion ushtarak, sot u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-shefi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ish-drejtori i shërbimit informativ të UÇK-së, Kadri Veseli dhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi.