Von Cramon krahason zgjedhjet në SHBA me ato në vendin tonë: Kosovës iu deshën 2 muaj për t’i numëruar votat

LAJME

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, ka thënë se Kosovës iu deshën 2 muaj për t’i numëruar votat, në krahasim me presidentin amerikan Donald Trump i cili sot shpalli fitore, shkruan Gazeta Metro.

Cramon përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se duhet respektuar rregullat e demokracisë.

“Në #Kosovë u numëruan votat 2 muaj në zgjedhjet e fundit parlamentare. Respektoni rregullat demokratike”, ka porositur von Cramon.

Sidoqoftë, në SHBA përgjatë viteve rezultati preliminar është ditur menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, duke marrë parasysh se procesi i votimit nis me javë më parë.

Në Kosovë, ka një praktikë më ndryshe ku rezultatet përfundimtare vonohen me muaj, pasi votohet vetëm në një ditë.