Vjosa Osmani: Nuk përfshihem në çështjen e dialogut, nuk marr pësipër marrëveshje e të tjerëve

LAJME

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, gjatë një konference për medie bashkë me Presidenten e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret.

Osmani tha se vazhdimi i dialogut do ta vendosë Kosovën në një pozitë jo të favorshme.

“Duke parë zhvillimet e fundit vazhdimi do ta vendoste Kosovën në një favor jo të mirë dhe definitivisht më tani ka pasur laramani qëndrimesh brenda koalicionit qeverisës dhe kam kërkuar që të rikonfirmohen qëndrimet politike, që forcat politike në Kosovë të ulen dhe të diskutojmë për secilën pikë. Mendoj që duke pasur parasysh që kjo të jetë marrëveshje finale për njohje reciproke është e domosdoshme që të kemi një përpjekje më të madhe për unfikim.

”Osmani tutje ka thënë se nuk është racionale që ajo tani të përfshihet në procesin e dialogut, pasi që thotë nuk duhet t’i merr përsipër marrëveshjet e të tjerëve.

“Si u.d dhe as si kryetare e parlamentit askush nuk më ka kërkuar që të përfshihem në dialog, por mendoj që forcat politike duhet t’i kenë qëndrimet e përbashkëta, por nuk është racionale që unë të futem në një proces që nuk kam qenë nga fillimi dhe jo të marr përsipër marrëveshjet e të tjerëve”