Vjosa Osmani në adresimin e parë si Presidente – flet për situatë të vështirë, unifikim e ëndrra të qytetarëve

LAJME

 

Vjosa Osmani i është drejtuar popullit nga pozita e shefes së shtetit. Ajo thotë se Tribunali Special është përgjegjësi që Kosova e ka marrë dhe ka vlerësuar përgjigjen e ish-udhëheqësve të UCK’së ndaj saj.


Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, është deklaruar për herë të parë nga pozita, që Hashim Thaçi e lëshoi paradite, për t’u nisur në Hagë.

Osmani thotë se vendi është duke kaluar në një situatë të vështirë, e shton se shteti forcohet nga sfidat që i përballon.

“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e Dhomave të Specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore që Kosova i ka pranuar”, ka thënë Osmani.

“Unë dua t’u shpreh vlerësimin tim të gjithë atyre që u janë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara

“Kjo kohë kërkon lidership dhe përgjigje të unifikuar shtetërore”.

“Si ushtruese e detyrës së Presidentit, do të përkushtohem që detyrën time ta ushtrojë. Do të angazhohemi çdo ditë që Kosova të jetë shtet, që ëndrrat e qytetarëve të jetësohen”, ka thënë Vjosa Osmani.

Tutje, ajo ka përmendur krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe ka thënë se agresori dhe

“Dua t’ju lusë të qëndrojmë ngushtë me njëri-tjetrin”.

“Do të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe do të ruajë stabilitetin. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e Kosovës dhe miqtë e saj”.