“Vjosa Osmani është në garë me EULEX-in se kush po bën më shumë spektaktël”

LAJME

Sekretari Organizativ i PSD’së, Nol Nushi ka thënë se ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani po bën gara me EULEX’in se kush po bën më shumë spektakël, pas homazheve të kësaj të fundit në Prekaz.

Nushi ka shkruar se Osmani e ka votuar Gjykatën Speciale teksa bën homazhe tek varri i Adem Jasharit, komandatit legjendar të UÇK’së, të cilës Specialja i referohet si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.

“Vjosa Osmani si mbështetëse dhe votuese e Gjykatës Speciale e paska nisë ditën në homazhe te varri i Adem Jasharit – Komandantit legjendar të “Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale. Garë e fortë mes EULEX dhe Vjosës, se kush po bën më shumë spektakël”, ka shkruar ai