Veturë e dyshimtë në sheshin “Zahir Pajaziti”, policia jep detaje

LAJME

Në mëngjes është raportuar për një veturë të parkuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, e cila shihej si e dyshimtë mirëpo, policia ka sqaruar se ajo nuk paraqet kurrfarë rreziku për qytetarë, pasi është vendosur aty për një nismë qytetare.


Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar rastin për Gazetën Metro duke thënë se vetura ka leje për vendosjen aty, pasiqë do të jetë pjese e aktivitetit për shënimin e Dites Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor.

“Vetura e vendosur ne shesh ka marr pelqimin/lejen nga kompetentet dhe do të jetë pjese e aktivitetit për shënimin e Dites Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor. Nuk ka asnjë arsye për shqetsim sepse Policia e Kosoves po kryen detyrat e saj te vazhdueshme ne funksion te garantimit te rendit dhe sigurise se pergjithshme ne vend per te ofruar nje ambient te qete dhe te sigurt per te gjithë”, tha Hoxha për Metron.

Hoxha, siguroi qytetarët se nuk asgjë për t’u shqetësuar rreth kësaj ngjarjeje.