Veliaj për Thaçin: Shkruajte historinë, ajo s’mund të ndryshohet e as harrohet

LAJME

Numri një i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit nga Prokuroria e Gjykatës Speciale të Hagës.


Veliaj ka publikuar një fotografi me ish-presidenti e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se lufta për çlirimin e Kosovës ishte akti i drejtë i një populli që kërkonte liri nga masakrat dhe gjenocidi gjakatar i Millosheviçit.

“Hashim Thaçi, ashtu si UÇK-ja, luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës! Historia as mund të ndryshohet, por as mund të harrohet”, ka shkruar Veliaj.