Varhelyi: Dialogu është çelësi për stabilitetin e të gjithë rajonit

LAJME

Kur ndonjë zyrtarë serb lëshon ndonjë deklaratë nxitëse për luftë me Kosovën, gjithmonë janë zyrtarët e BE’së që dalin dhe lëshojnë ndonjë deklaratë ku bëjnë thirrje për dialog mes dy vendeve.

I tillë është edhe Oliver Varhelyi, i cili shërben si Komisioner i Zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe po thotë se e vetmja rrugë që ka Kosova dhe Serbia është dialogu në Bruksel.

Varhelyi po thotë tha se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Krejt çfarë po kërkon ky zyrtar i BE’së, është përpjekje të mëtejshme nga dy palët për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme të normalizimit.

Varhelyi duke folur për mediat serbe, po thotë se BE i kushton shumë rëndësi sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë të drejtat e komuniteteve jo-shumicë dhe lirinë fetare.

Ky zyrtar i BE’së në deklaratat e tij nuk përmend askund njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, por vetëm një lloj marrëveshje mes dy vendeve./