Vajza e Jakup Krasniqit me postim prekës pas paraqitjes së tij në Hagë: Babi, zëri yt i fuqishëm dridhi tokën shqiptare

LAJME

Ish-Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së djeshme është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Tribunalin Special në Hagë, ku dha edhe një fjalim përmes të cilit deklaroi se është i pafajshëm.


Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se babai i saj do të kthehet fitimtar në tokën shqiptare.

 

“Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar. Të presim babi dhe të duam shumë!”, ka shkruar ajo.

 

Postimi i plotë:

Babi, Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot. Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty. Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar. Të presim babi dhe të duam shumë!./