Trafiku urban njofton qytetarët: Nuk punojmë deri të hënën

LAJME

Për shkak të masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës, 7 qytete të Kosovës kanë hyrë në karantinë.


Në mesin e komunave të karantinuara është edhe Prishtina.

Për shkak të këtyre masave, Trafiku Urban në Prishtinë nuk do të punoj deri të hënën.

Njoftimi i plotë:

Njoftim – ndërprehet qarkullimi i autobusëve të Trafikut Urban

Në bazë të vendimit të Qeverisë në të cilin përfshihet edhe pezullimi i transportit publik, autobusët e Trafikut urban, sot (e premte 06.11.2020) në ora 19:30 largohen nga qarkullimi.
Autobusët do të rifillojnë punën, ditën e hënë (dt. 09.11.2020) me orar të rregullt duke filluar nga ora 06:00.
Për më tepër mund të informoheni përmes telefonave kujdestar: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28