Thaçi me strategji mbrojtëse amerikane, procesin ua lë në dorë avokatëve

LAJME

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mund të mos flasë para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara në Hagë. Kjo pasi që ekipi i tij i avokatëve i përbërë nga amerikanë, britanikë e kosovarë, duke se do ta ndjekë strategjinë tipike mbrojtëse amerikane, ku avokatët flasin në emër të klientit të tyre.


Merret vesh nga burime në Hagë që avokatët Hooper dhe Prosper kanë sugjeruar që Thaçi sot të mos flasë fare para trupit gjykues, në seancën e parë që do të mbahet këtë pasdite.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të përfaqësohet nga njëri ndër avokatet më të mirë në botë, me përvojë mbi dy dekada në tribunale ndërkombëtare.

 

Burime tona kanë konfirmuar, po ashtu, se presidenti Thaçi sot do të përfaqësohet nga avokati nga Britania e Madhe, David Hooper, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka trajtuar çështje të profilit të lartë, si dhe amerikani Pierre-Richard Prosper, ish-prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë Amerikane. Ai ka shërbyer si Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës nga administrata e ish-presidentit amerikan George Ë. Bush në periudhën 2001-2005.

Pjesë e ekipit të Thaçit është edhe avokati kosovar, Dastid Pallaska.