Të zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës: Punëtorët e Telekomit tregojnë orarin e protestave

LAJME

Ditë më parë Telekomit të Kosovës i janë bllokuar sërish llogaritë bankare nga përmbaruesi privat që përfaqëson kompaninë e familjes Devolli “Dradafone.net”, ku janë tërhequr të gjitha mjetet financiare, e ndaj këtij veprimi kanë reaguar Sindikata e Telekomit të cilët kanë paralajmëruar protesta.


Sindikata e Telekomit thotë se edhe pse është ne kontakt te vazhdueshëm me institucionet shtetërore ku ka bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhje te shpejt përmes dialogut social me të gjitha palët e përfshira, deri me tani nuk ka hapa konkret nga qeveria e Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit!

“Protestën do te fillojnë nga dt:06.11.2020 sipas hapave te paralajmëruare (e premte, protestë 1h nga 11:00-12:00) para objekteve kryesore të Telekomit ne të gjitha qendrat e Kosovës. Nesër nuk merren parasysh kërkesat e FSP-PTK te cilat janë bere te qarta me dt;29.10.2020, atëhere protestat dhe grevat do te vazhdojnë sipas paralajmërimeve. FSP-PTK ka marr përkrahje edhe nga sindikata e Postes se Kosovës,  FSP-Elektrokosova, dhe sindikata e re e KEK-ut”, thuhet në kumtesën e Këshillit organizativ të protestave të FSP-PTK’së./