Të martën Kadri Veseli paraqitet para Gjykatës Speciale

LAJME

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, do të paraqitet para Gjykatës Speciales për herë të parë të martën në orën 15:00.


Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.