Tahiri publikon foton e fundit me Thaçin në Presidencë: Fo të bëjmë sërish foto të tilla së bashku

LAJME

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka shpërndarë foton e fundit që e kanë bërë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, brenda Presidencës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se është shumë me fat që ka qenë afër Hashim Thaçit në këto kohë.

“Ishte kjo fotoja e fundit që bëmë brenda Presidencës, gjatë shkrepjes të së cilës, doja ta zhvendosja vetën në të ardhmen, ku do të bëjmë sërish foto të tilla së bashku. Duke të njohur nga afër, e dija se ti sërish do ishe i buzëqeshur e do na jepje kurajo, ne të tjerëve që s’gjenim kurajo përballë këtij zhvillimi. I tillë ke qenë edhe në ditët më të vështira, edhe në ditët më të mira. Jam shumë me fat që koha më ka rezervuar një vend për të qenë afër teje e në shërbim të kauzës së shtet ndërtimit”, ka shkruar Tahiri.

“Mirupafshim, deri në triumfin e drejtësisë. Dalësh faqebardhë, siç dole faqebardhë nga lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shtoi Tahiri.