Syla për masat e reja të Qeverisë: Bllokadë për trazira që mund të priten lidhur me Specialen

LAJME

Analisti Valon Syla, ka komentuar masat e reja të Qeverisë për parandalimin e COVID-19, duke thënë se ato më shumë po duken si bllokadë për trazira, që mund të priten pas bastisjes dhe sjelljes jo profesionale nga EULEX që lidhen me Gjykatën Speciale.


Me anë të një shkrimi në Facebook, analisti Valon Syla, ka komentuar masat e reja të Qeverisë së Kosovës ndaj COVID-19.

 

Sipas tij këto po bëhen për të bllokuar ndonjë trazirë të mundshme, pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale.

 

“Masat e Qeverisë si shpejtë e shpejtë Ad Hoc, duket se s’kanë të bëjnë me gjendjen me COVID-19. Ato më shumë po duken si bllokadë për trazira me masa izolimi, që mund të priten pas bastisjeve dhe sjelljes joprofesionale nga EULEX që lidhen me Gjykatën Speciale”, ka shkruar Syla.