Supermarketi “Interex” nuk i përfill vendimet e qeverisë, vazhdon punën edhe sot

LAJME

Supermarketi “Interex” mbrapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë, te “4 llullat” po vazhdon punën edhe sot, përkundër masave të qeverisë.

Reporteri.net ka siguruar video ku shihen qytetarët duke u futuar brenda marketit për të kryer blerje, pa u penguar nga askush.

Ky supermarket po vazhdon punën pa u penguar nga askush, ani pse vendimi i qeverisë që u ndalon punën supermarketeve deri nesër në orën 05:00, obligon organet kompetente të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, atyre që nuk e respektojnë këtë masë.

Por drejtuesit e këtij supermarketi tregojnë qartë se nuk e çajnë fort kokën për vendimet që merr shteti