Sqarohet Zemaj: Masat e reja nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar

LAJME

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat e reja janë për të mirën e të gjithëve, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme.


Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka sqaruar se masat e reja nuk janë bllokim i shtetit, po lëvizje e kontrolluar.

 

“Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme. Të vetëdijshëm për shtrirjen e madhe të virusit në vendin tonë, jemi të obliguar të ndërmarim masa të forta kundër virusit”, ka shkruar Zemaj.

 

Ndryshe nga sot ora 20:00 deri të hënën në ora 05:00, shtatë komuna janë në karantinë, si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtime.

Më poshtë postimi i plotë i Armend Zemaj.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme.

Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme.

Të vetëdijshëm për shtrirjen e madhe të virusit në vendin tonë, jemi të obliguar të ndërmarim masa të forta kundër virusit.

Krahas vendimit të Qeverisë kemi edhe vendime për masat e veçanta në shtatë komuna : Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtime.

Çdo komunë tjetër që hynë në zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë!

Obligohet Policia e Kosovës dhe Inspektoriatet të bëjë kontrolle rigoroze në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës