“Specialja po vazhdon spektaklin e saj”: Reagojnë OVL e UÇK pas bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit

LAJME

Gjykata Speciale ka filluar sërish sot me aksione në Prishtinë. Pjesëtarë të EULEX’it me mbështetjen e Policisë së Kosovës, sot kanë kryer bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë. E ndaj kësaj ka reaguar edhe  ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK’së, Faton Klinaku


Klinaku ka thënë se se për sa kohë do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën.

“Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

 

Kujtojmë, që Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte ndër figurat kryesore të UCK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zedhenës i UÇK’së.