Shpend Ahmeti kërkon mendimin e qytetarëve se duhet të rregullohet sheshi për festat e fundvitit

LAJME

Shpend Ahmeti ka krijuar një sondazh online ku ka kërkuar mendimin e qytetarëve për dekorimin e sheshit këtë vit në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka krijuar një sondazh në  Twitter.

Aty ai ka pyetur qytetarët nëse dëshirojnë që të dekorohet sheshi i kryeqytetit të Kosovës sivjet në kohë pandemie.

Pandemia ka bërë që sivjet të mos funksionojë normalisht gastronomia si dhe liria e qytetarëve të jetë e kufizuar me raste. Andaj ende nuk dihet nëse sheshet e Prishtinës do të kenë gjallërinë e viteve të fundit me organizimet festive.