Shkarkohet kryeshefi i KOSTT, Ilir Shala

LAJME

Ilir Shala ka njoftuar se është shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv në Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).


Shala ka thënë se bordi i drejtorëve të KOSTT’it, ka kthyer në këtë pozitë Mustafë Hasanin, të shkarkuar në gusht të 2017’ës.

 

“Sot, Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it, i kryesuar nga Jeton Mehmeti dhe Nebih Zariqi, Ajrina Gashi-Hamdiu, Xhyldane Kiçmari dhe Arben Dodaj, vendosi për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv dhe kthimin në pozitën si Kryeshef Ekzekutiv të Mustafë Hasanit, i shkarkuar nga ish-Bordi i Drejtorëve, në Gusht 2017, (sipas Ligjit të Ndërmarrjeve Publike, si ligj special, që mbizotëron ndaj ligjeve tjera), gjoja duke u arsyetuar në zbatimin e Urdhrit Përmbarimor të Gjykatës Përmbarimore, pas vendimeve të marra me standarde të dyfishta të Inspektoratit të Punës, dhe duke mos zbatuar Udhëzimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, nr. 189/2020, date 25.09.2020, për moszbatim të Vendimeve të Inspektoratit të Punës, nga Gjykata Përmbarimore”, ka shkruar ai.

 

Shala ka akuzuar bordin se zbaton agjendë të grupeve të ndryshme politike të interesit, teksa ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat që të ndjekë të drejtën e tij ligjore

Shkrimi i plotë:

Sot, Bordi i Drejtoreve te KOSTT-it, i kryesuar nga Jeton Mehmeti dhe Nebih Zariqi, Ajrina Gashi-Hamdiu, Xhyldane Kiçmari dhe Arben Dodaj, vendosi per shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv dhe kthimin ne poziten si Kryeshef Ekzekutiv te Mustafe Hasanit, i shkarkuar nga ish-Bordi i Drejtoreve, ne Gusht 2017, (sipas Ligjit te Ndermarrjeve Publike, si ligj special, qe mbizoteron ndaj ligjeve tjera), gjoja duke u arsyetuar ne zbatimin e Urdherit Permbarimor te Gjykates Permbarimore, pas vendimeve te marra me standarde te dyfishta te Inspektoratit te Punes, dhe duke mos zbatuar Udhezimin e Gjykates Supreme te Kosoves, nr. 189/2020, date 25.09.2020, per moszbatim te Vendimeve te Inspektoratit te Punes, nga Gjykata Permbarimore.

Po shihet shume qarte se ky Bord, eshte duke zbatuar agjenden e grupeve te ndryshme politike te interesit.

Si do qe te jete, une me pergjegjesi morale e ligjore do te marre te gjitha masat ne ndjekjen e te drejtes sime ligjore, qofte permes procedures penale apo civile.

 

Dua te falenderoj dhe njekohesisht i kerkoj falje shume familjes sime, qe s’kam mundur te jem 100% i perkushtuar ndaj tyre, por me shume i perkushtuar per interesat dhe arritjet historike qe beme bashke me grupin punues dhe gjithe punonjesit e KOSTT-it:
1. Formimi i Bllokut Rregullues Kosove – Shqiperi,
2. Marreveshjen e re KOSTT – ENTSO-E, ku definohet pavaresia energjetike e Kosoves,
3. Themelimi i Burses Shqiptare te Energjise Elektrike.

Jam krenar dhe shume i lumtur per te arriturat e fundit te KOSTT-it, nen udheheqjen time, qe beme bashke me punonjesit e KOSTT-it dhe me perkrahjen e miqeve tane nderkombetare: U.S. Embassy Pristina, Kosovo, USAID Kosovo, German Embassy Pristina, Banken Gjermane per Zhvillim (KfW).

E drejta do te triumfoje!