Shifra alarmante në Prishtinë: 334 raste të reja me Covid-19

LAJME

Numri i të prekurve me coronavirus në vendin tonë vazhdon të rritet, ku vetëm sot janë paraqitur 661 raste të reja.


Shqetësuese është numri i rasteve në Prishtinë ku vetëm sot janë shënuar 324 raste të reja.

Pas Prishtinës me më së shumti raste është Ferizaj me 42 raste, komuna Fushë Kosovës me 39 raste, komuna e Gjilanit 37 raste, komuna e Gjakovë 35 raste, shkruan Reporteri.net.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë sinjale që kryeqyteti mund të futet në karantinë, por ka thënë se edhe nëse ndodh kjo është e kot.

“Futja veç e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive çdo ditë, del se përqindja është e njëjtë si me Prishtinën si në krejt Kosovën”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.