Selimi telefonon nga Haga kolegët e partisë në Prishtinë

LAJME

Antarët e Vetëvendosjes kanë njoftuar se pak minuta më parë, derisa po mbahej seanca në Kuvendin e Kosovës, shefi i grupit të kësaj partie Rexhep Selimi, i cili ndodhet në Hagë u ka telefonuar dhe i ka pyetur se si u shkoi seanca.


Adnan Rrustemi, zyrtar i Vetëvendosjes ka njoftuar se Selimi i telefonoi dhe i pyeti për seancën që po mbahet sot, dhe ju bëri të fala të gjithë deputetëve dhe stafit.

“Porsa e pranuam një thirrje të veçantë telefonike nga një person i dashur për ne, i cili po na bënë krenarë me qëndrimin dinjitoz para gjykatës së padrejtë në Hagë, ashtu siç jemi krenarë për luftën çlirimtare të tij. 10-shi, na telefonoi, na pyeti për seancën që po mbahet sot dhe ju bëri të fala të gjithëve, deputetëve e stafit”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.