Sanders thotë se do të pranonte një ofertë të Joe Biden për Sekretar të Punës

LAJME

Senatori i Vermont, Bernie Sanders, ka deklaruar se është i gatshëm që të marrë detyrën e Sekretarit të Punës, nëse këtë do t’ia ofronte Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden.

“Nëse do ta kisha një portofoli e cila do të më lejonte që të punoja dhe të luftojë për familjet që punojnë, do ta bëja”, është shprehur ai, transmeton Klan Kosova.

“Po, do ta bëja”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse i ka vënë syrin pozicionin të Sekretarit të Punës, ai ka theksuar: “E vërteta është se unë dëshiroj që të bëjë gjithçka për të mbrojtur familjet që punojnë në këtë vend të cilat tani janë nën një detyrim të jashtëzakonshëm”.

Sanders ka qenë i dominuar për President të SHBA-së në dy palë zgjedhjet e fundit presidenciale brenda kampit demokrat.