Rukiqi tregon se çka kërkuan për bizneset në takimin me Zemajn

LAJME

Kryetari i Odeës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar se atij i kërkuan që masat kufizuese të përcjellen me përkrahje financiare për bizneset.

Rukiqi thotë se aty u diskutua edhe për masat në përgjithësi, menaxhimin e pasojave në sektorin privat.

Ai tregon se kërkuan një ndërhyrje nga Qeveria me mjete financiare për të ruajtur likuiditetin e sektorit privat.

Do kërkohet me insistim të kërkohen pagat dhe një pjesë e qirave të kompanive që po ndikohen nga masat kufizuese, thotë Rukiqi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nga takimi me Ministrin Zemaj:

– Diskutuam masat per parandalimin e perhaojes te COVID-19;

– Kerkuam qe çdo mase kufizuese te percjellet me veprime konkrete te perkrahjes financiare per bizneset

– Po hyjme ne nje periudhe delikate si nga ana e shendetit publik, ashtu edhe ne pjesen e menaxhimit te pasojave jashtezakonisht te medha te pandemise ne sektorin privat;

– Eshte mese urgjente nderhyrja e Qeverise me mjete financiare, per te ruajtur sadopak likuiditetin e sektorit privat;

– Do te vazhdojme me insistim te kerkojme pagat dhe nje pjese te qirave per kompanite qe po ndikohen nga masat kufizuese