Rritja e rasteve me coronavirus në Kosovë, reagon ambasada amerikane

LAJME

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve të reja pozitive me coronavirus në Kosovë.


Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasada bën thirrje që të mbahen mend tre hapat e rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Teksa rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin, mbani mend 3 hapat e shëndetshëm, të përditshëm, për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj: Vendosni një maskë, mbani distancën dhe pastroni duart. Ju mund të ngadalësoni përhapjen e COVID-19.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së enjte, u konfirmuan 661 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe u raportuan 6 raste të vdekjes.

Postimi i plotë i ambasadës: