Rexhep Selimi pas homazheve te varri i Astrit Deharit: Do të flas nga Haga, më shkon zëri më mirë nga atje

LAJME

Rexhep Selimi para nisjes në Hagë ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit me rastin e 4-vjetorit të vdekjes së tij.


Selimi nuk ka dashur të flas për ngritjen e aktakuzës ndaj tij nga Specialja duke thënë se nuk ka ditë më të rëndësishme se kjo kur kujtohet Astrit Dehari.

Ai ka thënë se do të flas nga Haga kur të shkojë atje.

“Do të flas prej atje, më shkon zëri më mirë”, ka thënë Selimi.

Selimi ka bërë homazhe së bashku me prindërit e Astritit, si dhe me deputetë të grupit parlamentar të VV-së dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.

Ai pasi u përshëndet me familjen Dehari, dhe kolegët e tij të partisë me të cilët bëri dhe një foto të përbashkë nga fshati Zllatar i Prishtinës ku bëri homazhe te varri i Astrit Deharit u nis për në Aeroportin e Prishtinës ku në ora 09:00 niset për në Hagë.