“Rexha me shokë” – Fjalimi emocionues në Kuvendin e Kosovës

LAJME

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka folur sot në seancën e sotme për ftesën që i është bërë ish-shefit të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale.

Në emër të grupit parlamentar të VV-së, Nagavci ka thënë se Rexhep Selimi, sipas saj, po përballet me padrejtësi speciale.

“Në emër të grupit parlamentar po flas unë, sepse ai që është kryetar i grupit tonë parlamentar po përballet me një padrejtësi speciale. Pra po flas në emër te atij që na mungon sot në Kuvend e në vend, të atij që na përfaqëson si grup e si Lëvizje. Po flas me krenari në emër e për kryetarin e grupit parlamentar te LV

Rexhep Selimi, deputetin e këtij Kuvendi, deputetin e katër legjislaturave e parasëgjithash luftëtarin e UÇK-së”, ka thënë ajo.

“E rëndë ishte dita e 5 nëntorit, por ne besojmë se lufta e drejtë për liri nuk mund të njolloset sepse UÇK-ja ishte vetë populli. Lufta e drejtë e popullit të Kosovës për çlirim dhe pavarsi do të dëshmohet bindshëm nga Rexha me shokë. Ata do të mbrohen sepse e drejta është në anën e tyre”, tha Nagavci.

Më tej, Nagavci ka deklaruar se UÇK-ja, sipas saj, ishte dhe mbetet përpjekje e drejtë për çlirim.“Rexhep Selimi bëri publike dhe afirmoi UÇK-në, ishte pjesë e saj nga fillimi, nuk u nda asnjëherë nga Jasharët e Prekazit e pas luftës nuk votoi asnjëherë në dëm të luftës çlirimtare të shtetit të Kosovës, të lirisë së popullit e të mirëqenies së qytetarëve. UÇK-ia ishte dhe mbetet përpjekje e drejtë për çlirim, lufta e saj e pastër, ku ushtarët kishin qëllime fisnike dhe ishin të prirur nga ideale të larta. Ushtria Çlirimtare ishte dhe do të mbetet emblema e lirisë së vendit”, ka thënë Nagavci.