Reagon PDK pas kërkesës së Ramush Haradinajt për t’u bërë president

LAJME

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kjo parti nuk e ka diskutuar dhe as nuk po e diskuton çështjen e pozitës së presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.


Pyetur nga gazetarët se a e ka PDK një emër për president dhe rreth gatishmërisë së Ramush Haradinajt për një pozitë të tille, Tahiri tha se kjo nuk është temë që po diskutohet.

“Kjo nuk është temë politike, nuk është duke u diskutu, as nuk është diskutu.”, tha ai, raporton Gazeta Metro.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e tij pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Këtë detyrë, aktualisht po e mban Vjosa Osmani si kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës./