Reagon Hoti pas deklaratave të Vucic: BE dhe NATO të reagojnë ndaj këtyre provokimeve

LAJME

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Bashkimi Europian dhe NATO të reagojë ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vucic, i cili provokoi me luftë të re në Ballkan.


Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto deklarata nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj angazhimin për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO, Bashkimin Evropian dhe të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, si një vlerë e shtuar për zhvillimin e demokracisë dhe paqes në botë.”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Hotit:

Kosova e përkushtuar për paqe e stabilitet në rajon dhe më gjerë.

Deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke. Ato janë në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtarë, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në rolin e saj konstruktiv në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të gjithë rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagoj ndaj këtyre provokimeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj angazhimin për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO, Bashkimin Evropian dhe të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, si një vlerë e shtuar për zhvillimin e demokracisë dhe paqes në botë.