Reagon edhe ambasadori britanik: E mbështesim vendimin e Thaçit për interesin e Kosovës

LAJME

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se mbështesin një vendim të tillë


Abott përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se e respekton vendimin e ish-presidentit Thaçi, për interesin e Kosovës.

 

“E respektojmë dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi për interesin e Kosovës dhe e përkrahim ushtruesen e detyrës, Vjosa Osmanin për të mbrojtur stabilitetin.”, ka shkruar ai.

 

We respect President Thaci’s resignation in the interest of Kosovo and will support Acting President Osmani to protect stability.

Posted by Nicholas Abbott on Thursday, November 5, 2020

Kujtojmë se Gjykata Speciale për ditë të tëra po bastis pa paralajmërim shtëpitë e ish-komandantëve e ish-ushtarëve të ndryshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme për dhjetë orë radhazi u mor në pyetje ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi, i cili më pas u arrestua dhe u dërgua në Hagë.

Mbrëmë vonë edhe deputeti i VV’së, Rexhep Selimi konfirmoi se ka një aktakuzë të konfirmuar kundër tij.

 

Teksa sot, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e tij si president dhe Kadri Veseli nga detyra si kryetar i PDK’së, pasi ndaj dy ish-komandatëve u konfirmua aktakuza e ngritur nga Gjykata Special