Reagon deputetja e PDK-së: Në veri s’po respektohen masat, Qeveria po i mbyll sytë

LAJME

Deputetja e PDK-së nga Mitrovica, Valdete Idrizi, ka reaguar pas disa pamjeve që publikoi sot Reporteri, e ku shihet se në pjesën veriore të këtij qyteti janë grumbulluar numër i madh i njerëzve duke mos respektuar masat.


Idrizi ka akuzuar Qeverinë se po i mbyllë sytë për këtë pjesë të vendit.

“Qeveria prap i mbyllë sytë kur është fjala për pjesën veriore të Mitrovicës. Përkundër masave ani covid që qeveria mbrëmë si shpejt e shpejt i propozoi e miratoi, në veri ato nuk përfillen, e qeveria heshtë, thuajse ska virus andej ure. Apo, si me qenë në ndonjë shtet tjetër. Ndoshta nuk ka arritë t’i përkthej vendimet e qeverisë e ata spo kuptojnë, ku me ditë??”, shkruan ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

Qeveria prap i mbyllë sytë kur është fjala për pjesën veriore të Mitrovicës. Përkundër masave ani covid që qeveria mbrëmë si shpejt e shpejt i propozoi e miratoi, në veri ato nuk përfillen, e qeveria heshtë, thuajse ska virus andej ure. Apo, si me qenë në ndonjë shtet tjetër. Ndoshta nuk ka arritë t’i përkthej vendimet e qeverisë e ata spo kuptojnë, ku me ditë??Spo komentoj më shumë për këto masa me të vërtetë të pakuptimta, por a nuk ish dashtë të zbatohej vendimi në tërë Republikën e Kosovës?

Njerëz, miq, duhet të ruajmë veten dhe të tjerët duke e ruajtë distancën fizike me të tjerët, higjienën dhe maskën, se përndryshe vështirë me i përballu kështu masat, të cilat po i dëmtojnë edhe më shumë bizneset, edhe ashtu më të dëmtuarat nga masat ani covid!