Reagon Bashkimi Europian pas dorëheqjes së Thaçit: Ne i besojmë fuqishëm Gjykatës Speciale

LAJME

Bashkimi Europian ka vlerësuar faktin se ish-presidenti Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me Dhomat e Specializuara pas konfirmimit të aktakuzës, teksa shprehen se besojnë fuqishëm në këtë institucion

BE përmes një njoftimi në faqën zyrtare thotë se bashkëpunimi me Dhomat e Specializuara është një veprim i rëndësishëm i Kosovës, për përkushtim drejt sundimit të ligjit.

“Bashkimi Europian e mirëpret faktin që presidenti i Kosovës i dorëhequr, Hashim Thaçi po bashkëpunon me Dhomat e Specializuara. Bashkimi Europian fuqishëm e mbështet punën e Dhomave të Specializuara. Bashkëpunimi i plotë me këto institucione është një veprim i rëndësishëm i Kosovës për përkushtimin ndaj funksionimit të ligjit, i cili është një element shumë i rëndësishëm për progresin e Kosovoës drejt rrugës europiane.”, thuhet në këtë njoftim.

Tutje, nga BE dekalrojnë se presin që politikanët në Kosovë të sigurojnë funksionimin e institucioneve, siç përcaktohet me ligjin e Kosovës.

Kujtojmë se Gjykata Speciale për ditë të tëra po bastis pa paralajmërim shtëpitë e ish-komandantëve e ish-ushtarëve të ndryshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme për dhjetë orë radhazi u mor në pyetje ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi, i cili më pas u arrestua dhe u dërgua në Hagë.

 

Mbrëmë vonë edhe deputeti i VV’së, Rexhep Selimi konfirmoi se ka një aktakuzë të konfirmuar kundër tij.

Teksa sot, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e tij si president dhe Kadri Veseli nga detyra si kryetar i PDK’së, pasi ndaj dy ish-komandatëve u konfirmua aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale