Reagon Ahmeti: Absurditet, në Shkup mundesh me shku, por jo në Prishtinë

LAJME

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës, ku Prishtina është vendosur në masën e rrezikut të lartë me COVID-19.


Ahmeti ka thënë se me vendimin e Qeverisë për masat e reja kufijtë e jashtëm janë më të hapur se “kufijtë” e brendshëm.

Ai ka shkruar se pas orës 19:00 mundesh të udhëtosh drejt Shkupit atje ku numri i rasteve është alarmant, por jo drejt Prishtinës.

Postimi i plotë:

Ja edhe një absurditet:

Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se “kufijtë” e brendshëm.

Maqedonia dje ka pasur 1318 raste me Covid!/