Ramush Haradinaj dematon avokatin serb: Nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor

LAJME

Ramush Haraidnaj, ka demantuar avokatin serb, Pregrad Saviq, i cili ka thënë se ndaj kreut të AAK-së është ngritur aktakuzë nda Gjykata Speciale.


Haradinaj përmes një stautsi në Facebook ka thënë se ky është një lajmi rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë.

Ai thotë se me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk është subjekt i asnjë procesi gjyqësor.

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë.

Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor.

Vazhdoj punën në mbrojtje të vlerave dhe të shtetit.