Ramadani: Do të bëjmë matjen e imunitetit kolektiv të popullit në Kosovë

LAJME

Në katër ditët e fundit në Kosovë u regjistruan rritje të madhe të rasteve me COVID-19 duke rritur shqetësimin tek qytetarët dhe duke alarmuar institucionet që të kthejnë disa nga masat kufizuese për bizneset dhe qytetarët.


Në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik vlerësojnë se situata është përkeqësuar ndërsa paralajmërojnë shtimin e kapaciteteve të testimit.

 

Sipas drejtorit Naser Ramadani, janë rritur kapacitetet testuese dhe po tentojnë që të matin imunitetin kolektiv në Kosovë, pra të dihet sa është e mbuluar popullata me imunitetit të përgjithshë.

 

Ramadani po thotë se për këtë janë në pritje të aparaturave nga Banka Botërore.

“Do të bëjmë akoma zgjerimin e kapaciteteve testuese. Ne po e presim edhe aparaturën nga Banka botërore të hulumtimit sero epidemiologjik. Ne pos situatës aktuale të testimit dhe gjurmimit të rasteve në terren do të tentojmë ta matim edhe imunitetin kolektiv në Kosovë dhe të shohim sa është e mbuluar popullata kosovare me imunitetin e përgjithshëm”, deklaroi Naser Ramadani për Rtv Dukagjini.

Ramadani tha se me aparatura kundër COVID-19 po qëndrojnë më mirë se herën e parë, ku janë shtuar aparaturat dhe kanë ndryshuar organizimin