Rama mesazh Vucicit: Për çfarë lufte po flet, Serbia e ka humb luftën me Kosovën

LAJME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar një mesazh presidentit serb Aleksandar Vucic, se ai ka humbur luftën me Kosovën dhe nuk e di se për çfarë lufte po flet.


Rama thotë se deklaratat e Vucicit janë të kota dhe se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran, që dihet se Serbia e ka humbur luftën në Kosovë.

Ai thotë se Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur shumë terren, por nuk ka shanse për gjëra të tjera.

“Për çfarë lufte flitet? Çfarë lufte provokoka Vuçiqi? Serbia e ka humb luftën. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik. Po, Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur shumë terren, por nuk ka shanse për gjëra të tjera, ata janë deklarata të kota”, tha Rama në Top Channel.

Ndryshe Rama tha se Kosova ka mundur Serbinë me luftë dhe tani gjërat janë ndryshe në Ballkan./