Qytetarët nuk po respektojnë masat anti-Covid, 1133 janë dënuar veç dje

LAJME

1133 qytetarë të Kosovës janë dënuar për mos-respektim të masave anti-Covid në tërë territorin e vendit.


Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht. Ndërsa, Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1133 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19.

 

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19.

 

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi. E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë Covid-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro