Qytetarët kundër masave të reja, por nuk po respektojnë as të tanishmet: Veç dje janë dënuar 845

LAJME

Qytetarët e Republikës së Kosovës me anë të nismave të ndryshme nëpër rrjetet sociale janë shprehur kundër masave të reja që përmdendi dje Kryeminitri i Kosovës, Avdullah Hoti me mbylljen totale, mirëpo ata po vazhdojnë të mos respektojnë masat e vendosura për mbrojtje ndaj Covid-19, shkruan Gazeta Metro.


Vetëm dje policia ka shqiptuar 845 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid Derisa vetëm brenda një dite janë shënuar 5 vdekje dhe 596 raste të reja me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive deri më tani është 25.388 raste nga 110.041 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 773 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi. E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë Covid-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.