QKUK po bën përpjekje të shkallës së lartë për menaxhimin e pandemisë

LAJME

Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, së bashkku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe u.d. të drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, kanë vizituar Klinikën sot Infektive.


Saudin Maliqi ka thënë se janë duke bërë përpjekjet dhe janë mobilizuar në shkallë të lartë që të arrijnë ta menaxhojnë këtë sfidë.

 

“Ne raportuam mbi gjendjen momentale në SHKUK. Jemi të ngarkuar me valën e dytë, por janë bërë përpjekjet dhe jemi në mobilizimin e shkallës së lartë që të arrijmë që këtë sfidë të menaxhojmë në mënyrën e duhur. Kemi përkrahjen e kryeministrit dhe ministrit po ashtu ne do t’ju informojmë për rrjedhën mënyrë. Po behën përpjekje maksimale nga stafi shëndetësorë dhe deri më tani asnjë pacient nuk e kemi që nuk e ka marrë shërbimin e duhur lidhur me pandeminë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës ka thënë se janë informuar për punën që po bëhet për t’u përballur me këtë situatë, dhe se kjo gjendje i ngjanë një situate lufte.

“Sot u informuam për aktivitetet që po ndërmerren në përballje me këtë situatë. Kjo është situatë praktikisht e luftës duke u përballë çdo ditë me një rrezik të madh. Shfrytëzoj rastin me gjithë nevojën që kemi për të rritë efikasitetin në punë, për të përmirësuar shërbimin nevojën që kemi për të pasur furnizim me barna”, ka thënë Hoti para mediave.