Qeverisë i kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë, Hoti thotë se s’ka arsye

LAJME

Ngritja e aktakuzës ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka bërë që skena partitë politike të ndryshojnë qëndrimet e tyre të mëparshme dhe të kërkojnë unitet mes vete.


Një nga kërkesat e partive politike është ndërprerja e dialogut me Serbinë pas zhvillimeve të fundit nga ana e Gjykatës Speciale, ku figurat kryesore të UÇK’së janë arrestuar dhe po qëndrojnë në Hagë me dosje të Serbisë.

 

Partneri kryesor i koalicionit qeveritar Hoti, AAK po kërkon ndërprerjen e dialogut pas zhvillimeve të fundit ku Specialja o i akuzon krerët e UÇK’së, ku sipas saj janë dosje të fabrikuar nga serbët.

 

Edhe Lëvizja Vetëvendosje po kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë, ata po akuzojnë Hotin se nuk udhëheq një qeveri legjitime dhe po i shkakton dëme vendit.

Pavarësisht dallimeve brenda koalicionit, Qeveria Hoti nuk sheh asnjë arsye të mos e vazhdojë bashkëpunimin me BE-në për zhvillimin e dialogut me shtetin fqinj. E qasje të tillë nga ekzekutivi për vazhdimin e dialogut po pret edhe vet Brukseli zyrtar.

Edhe shoqëria civile e shohin si të paqartë vazhdimësinë e dialogut me Serbinë. Madje në partinë e Albin Kurtit thonë se në këto rrethana politike procesi i dialogut nuk guxon të udhëhiqet nga kryeministri Hoti.//