Qeveria ndryshon programin legjislativ për vitin 2020, tërhiqen disa projektligje

LAJME

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar ndryshim-plotësimin e programit legjislativ të vitit 2020.


Në mbledhjen e Qeverisë zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se nga programi legjislativ i vitit 2020 të hiqet projektligji për ATK-në për tatim dhe ai për tatimin mbi vlerë e shtuar dhe të barten në vitin 2021.

“Sipas propozimit të Zyrës ligjore, kërkohet të ndryshohet dhe të plotësohet, të shtyhet afati i miratimit të këtyre projektligjeve, projektligji për lotarinë e Kosovës, për borxhin publik.
Tërhiqen nga programi legjislativ dhe të barten në vitin 2021, projektligji për ATK-në dhe procedura, ai për tatim dhe për tatimin mbi vlerën e shtuar”, ka thënë ai.