Qeveria e përgatitur për ndonjë incident të mundshëm pas arrestimeve të Speciales

LAJME

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka folur në mbledhjen e sotme të Qeverisë për aktakuzat e Speciales.


“Gatishmëria për bashkëpunim me prokurorinë speciale e të akuzuarve vërteton pjekurinë politike dhe idealin që ka pasur lufta jonë”, ka thënë ai

“Policia ka inkorporuar në planin e saj, përfshinë masat që kanë mbrojtjen e zonave në popullsi të përzier në rast të ndonjë incidenti të mundshëm por edhe plani që përmban të gjitha skenarët e mundshëm. Policia ka vendosur që të gjitha mjetet për t’u përgjigjur në një situatë të mundshme, është rritur niveli i gatishmërisë.

Nuk kemi asnjë dyshim që lufta ka qenë luftë që ka mbrojtur vlerat më sublime”, tha ai.