Profesori nga Tirana: Shqiptarët janë dembelë, s’kanë kulturë pune

LAJME

Pedagogu i ekonomikut, Rezart Prifti thotë se shqiptarët janë dembelë, s’kanë kulturë pune.


Prifti, i cili njiher për të tilla deklarata tha se dembelizimi nis shumë herët te shqiptarët, madje as në univeristete nuk marrin edukimin e duhur.

 

“Kriza jonë kulturore ka të bëjë me kulturën e punës, kemi shumë probleme me këtë, ka një disbalancë mes reales dhe pritshmërisë. Kanë nisur universitetet një projekt, por ne nuk japim edukim që nga shkolla e mesme e deri tek e lartë. Se kur vjen tregon diplomën, në Shqipëri vijnë e thonë unë kam diplomën e jo që di të bëj diçka, ajo nuk ia vlen fare meqë ra llafi”, u shpreh ai Shqipëria Live.

 

Kujtojmë, që Prifti edhe më parë kishte thënë se shqiptarët e kanë në gjak korrupsionin, dhe nuk është faji i pushtetit.