Presidenti Thaçi flet për zgjedhjet në Amerikë, nuk tregon cilin kandidat preferon

LAJME

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e rëndësishme për amerikant, por edhe për kombet në gjithë botën.


Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Thaçi ka uruar një ditë të qetë të zgjedhjeve për të gjithë amerikanët, por nuk ka treguar se cilin nga kandidatët për president e mbështet ai,“Dita e Zgjedhjeve në SH.B.A. është e rëndësishme për Amerikanët, por edhe për kombet në të gjithë botën. #Kosova beson në themelin e fortë demokratik të Amerikës, e cila ka qenë një shtyllë e stabilitetit globalisht. Në emër të popullit të Kosovës, unë uroj një ditë të qetë të Zgjedhjeve për të gjithë Amerikanët.”, ka shkruar Thaçi në Twitter.