Për çfarë akuzohet Jakup Krasniqi? Gjykatësi i Speciales kumton aktakuzën

LAJME

Gjykatësi francez i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, në nisje të seancës ka lexuar aktakuzën ndaj Jakup Krasniqit.

Gjykatësi ka tha se akuzat ndaj ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqin janë për krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, akuzohen për përndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor, zhdukje e personave me forcë etj.

Në lidhje me këto akuza, para Gjykatës Speciale do të paraqitet edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi. Seanca e Thaçit nis në ora 15:00