Pas pak Qeveria mban mbledhje: Pritet miratimi i kufizimeve të reja

LAJME

Qeveria Hoti pritet të mbajë mbledhjen e radhës pas pak minutash, gjatë së cilës pritet të miratohen masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Nëse miratohen këto kufizime, ato do të hyjnë në fuqi të premten në ora 19:00.

 

“Masat do t’i dërgojmë për votim menjëherë pas kësaj konference. Masat hyjnë në fuqi të premten në orën 19:00, kur fillon mbyllja e komunave në zonë të kuqe. Gjatë ditës kemi leju aktivitetin ekonomik me masa strikte”, ka deklaruar kryeministri Hoti në një konferencë për media.

 

Ndryshe, kundër kufizimeve ka dalë partia e Ramush Haradinajt, e cila është në koalicion qeverisës me LDK’në.